Sociale

Reshje bore në gjithë qarkun e Korçës, trashësia arrin deri në 15 cm, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

08:33 - 25.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijojnë pa ndërprerje reshjet e dëborës në Qarkun e Korçës. Nga të dhënat e fundit raportohet se trashësia e dëborës arrin deri në 15 centimetra.




Ndërkohë mjetet e borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.Kalimi i mjeteve nga km 6 – 12 rekomandohen me zinxhirë ose goma dimërore për mjete e vogla në orët e paradites.

Njoftimi:

Ne Qarkun Korce gjate gjithe nates ka patur reshje shiu me intesitet te larte dhe debore ne zonat +1200m , te shoqeruara edhe me erre te forte.

 

Ne rrugen e Dardhes trashesia e debores varion nga 5 cm – 15 cm.

Po punohet per Mirembajtje Dimerore me pastrim debore dhe kriposje.Kalimi i mjeteve nga km 6 – 12 rekomandohen me zinxhire ose goma dimerore per mjete e vogla ne oret e paradites.

Kalimi i mjeteve ne akset e tjera rrugore nacionale dhe turistike pa probleme.

Nga Kontraktoret po kryer kontrolle dhe pastrime te karexhates nga ujerat dhe aluvionet .
Puna vazhdon.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.