POLITIKË

Shembet ura e Drashovicës, u përurua më 2016. Vullnet Sinaj: Modeli i qeverisjes vendore të opozitës së sotme!

17:58 - 25.01.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në fshatin Drashovicë të Vlorës. Siç duket nga pamjet e publikuara nga deputeti i Vlorës, Vullnet Sinaj, ura është shembur plotësisht.




Ura u ndërtua në vitin 2016 për të kaluar tubacionin e ujësjellësit dhe për t’a lidhur me lagjen Paramillo të fshatit.
Ura është plotësisht jashtë funksionit dhe tregon sesi bashkia që drejtohej nga e djathta nuk garantoi investimet në zonë.
Demokratët kërkojnë investime në rrugë, por rrugët që ndërtuan vetë janë pa standarte si kjo urë e shembur!

Opozita nuk i kursen akuzat ndaj mazhorancës, duke fshehur herë pas herë punët e pambaruara dhe të lëna me probleme!

Por sot kjo urë e dëmtuar plotësisht, që ka lënë banorët pa ujë të pijshëm, nxjerr zbuluar opozitën e cila fshihet pas akuzave.
“Kjo tregon sesi bashkia që drejtohej nga e djathta nuk garantoi investimet në zonë. Demokratët kërkojnë investime në rrugë, por rrugët që ndërtuan vetë janë pa standarte si kjo urë e shembur! Opozita nuk i kursen akuzat ndaj mazhorancës, duke fshehur herë pas herë punët e pambaruara dhe të lëna me probleme! Por sot kjo urë e dëmtuar plotësisht, që ka lënë banorët pa ujë të pijshëm, nxjerr zbuluar opozitën e cila fshihet pas akuzave”, shkruan Vullnet Sinaj në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.