Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Durrës, 32-vjeçarin e qëlluan me breshëri kallashnikovi kur po parkonte makinën, si u ekzekutua për pazaret e drogës

11:20 - 25.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 32-vjeçarit Ilir Kuçi, mbrëmjen e djeshme në Durrës.




Burimet bëjnë me dije se i riu dyshohet të jetë vrarë për prishjen e pazareve të drogës. Mësohet se atentatorët e kanë qëlluar 32-vjeçarin, në momentin që ka qenë duke parkuar makinën.

Nga hetimet e policisë rezulton se Ilir Kuçi ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh. Ndaj tij ishin bërë disa denoncime nga qytetarët, të cilët pretendonin se ishin kërcënuar nga Kuçi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.11 në Durrës, ku 32-vjeçari u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.