Kronikë

Atentati në Vlorë/ Shoqërohen në komisariat 8 persona, dyshohet për dy autorë

18:05 - 26.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një plagosje me armë tronditi paraditen e sotme qytetin e Vlorës, ku mbeti i plagosur shtetasi Marion Mitro, personazh i njohur i botës së krimit.




Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 8 persona si dëshmitarë okularë të ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se mendohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona.

Mitro mori dy plumba, njërin në kokë dhe tjetrin në krah. Pas atentatit ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, policia ka gjetur të djegur një mjet në rrugën Vlorë-Selenicë.

Marion Mitro, më parë është dënuar si pjesë e bandës së tritolit të Julian Sinanajt dhe vendosjen e tritolit në makinën e ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.