Kryesore

“A do bëjmë seks bashkë?”/ Gazetarja rrëfen episodin me Fatos Nanon

12:20 - 26.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Rudina Demneri, e njohur nga të gjithë si Paloma, ka zbuluar një ngjarje me ish-kryeministrin Nano.  E ftuar në “Wake up”, Paloma tha se një prej situatave më të sikletshme, ka qenë kur ka shkuar dhe i ka thënë Faros Nanos “a do bëjmë seks bashkë”, në një moment që e ka dëgjuar edhe gruaja e Nanos. “Atë ditë ka ndodhur në barin e topit, ai ishte i ftuar në Fiks Fare  dhe unë shkova aty. Unë për shembull i thashë Fatos Nanos, a do bëjmë seks bashkë?




Ndërkohë që kishte bashkëshorten aty. Dhe nuk e di, për një moment mendova se aty erdhi fundi, do haja ndonjë shuplakë ose nga ai ose nga ajo. E kisha të stisur pyetjen, sigurisht, jo se doja të shkoja vërtetë me të. Doja ta ftoja në një takim pijesh, sepse thuhej se Fatos Nano pinte shumë alkool dhe ne donim të dinim nëse është e vërtetë kjo ose jo. Dhe unë fillova ta ngacmoja,”- tregoi Paloma.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.