Kronikë

Gjykata Kushtetuese merr vendimin e parë pas 3 vitesh mungesë, rrëzon kërkesën e gjyqtarëve për dënimet në mungesë

16:43 - 26.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e parë pas tre vitesh mungesë.




Në vendimin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës bëhet me dije se është rrëzuar ankimimi i parë i bërë prej disa gjyqtarëve të apelit në lidhje me një nen të procedurës penale për rishikimin e vendimeve të marra në mungesë.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese, në datën 26.01.2021, ka marrë në shqyrtim kërkesat me nr.G-11, datë 11.09.2018; G-3, datë 20.03.2019; G-4, datë 14.05.2019; G-1, datë 10.02.2020 dhe G-6, datë 18.09.2020 të Regjistrit Themeltar, me kërkues Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale (“KPP”), si dhe i togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr.35/2017.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin nr.99/2016.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.