Kryesore

Pastrimi i parave, Rama: Më thoni ku nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë fenomenin, Shqipëria ka rregulla të shtrënguara

13:20 - 26.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur të gjithë skeptikëve dhe opozitës në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej se si mund të bëhej biznes në vendin tonë përmes korrupsionit.Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare nuk e pranoi që në vendin tonë bëhet pastrim parash, ndërsa shtroi pyetjen nëse gazetarët gjenin ndonjë shtet ku nuk bëhej. Ai theksoi se; ‘ku, si dhe sa-në’, ia ka lënë në dorë institucioneve përgjegjëse. Mes të tjerash Rama tha se Shqipëria ka rregulla të shtrënguara për verifikimin e pasurive, siç është dhe rasti kur emigrantët sjellin përmes bankave para nga jashtë, të cilat verifikohen.




“Konkluzioni i prokurorisë italiane dhe jo i imi, që ka bërë hetimin mbi këto përgjime që ju i keni marrë dhe i hidhni në publik çdo ditë duke i shitur si kapje në flagrancë të lidhjeve me mafien dhe autoriteteve në Tiranë; “Pas më shumë se një vit udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njëri-tjetrin, s’ka asnjë bisede mes tyre dhe personave që përflasin, për investime që do të bënin në Shqipëri, ata dështuan. I vetmi investim i bërë është një dyqan për shitje të rrobave të punës, për të cilën ka pasur konflikte. Investimi i Ndragetas në 2011, ka shitur mallra për 5 mln lekë të reja”. Ky është konkluzioni, ku i shihni ju pallatet apo gradaçelat?

Të gjitha ato marrëzirash prej mitomanësh delirantë, e kanë përshkruar Shqipërinë, siç e përshkruani ju, siç e përshkruan opozita, vendin e mafias, të drogës, vendin ku; o burra të nisemi, se bëhet pastrim parash. Ku i keni këtu?! Këto janë konkluzione që i janë bërë ata. Është e paprecedentë që prokurori italian është shprehur, pasi janë ‘të mahnitur’, të skandalizuar, nga fakti se një hetim nga prokuroria italiane, s’ka lidhje fare me ndonjë kanal lidhjesh të pastrimit në Shqipëri, të kthehet në ‘kauza comune’ e të bëjë Shqipërinë copë në shqip, nga duart e shqiptarëve.

Nëse do të kishte diçka këtu, do të ngelte pa dalë atje.?! U bë kjo histori një histori e tmerrshme raportesh komplet mëkatare me të vërtetën. Kush ja bënë vendit të vetë këtë? E ka thënë Faik Beu këtë, që; nëse nuk ka një gjë që ta falin në këtë vend është suksesi. Po kush ja bën vendit të vetë këtë?! A ka pastrim parash?! Ku nuk ka! Dini ndonjë vend ku nuk ka. Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista, kanë institucione kundër pastrimit të parave.

Në Shqipëri, rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të rrepta. Blen një shtëpi një emigrantë, apo çon 15 mijë euro në shtëpi dhe i bllokohen paratë me muaj për t’u verifikuar se ku i gjeti. Gjë që ka krijuar probleme për emigrantët për të çuar paratë në Shqipëri. Ku i nxirrni ju këto konkluzione që; ndërtohet pa banka?! Bëni një hetim. Drejtoria e pastrimit të parave, shkon dhe verifikon klientët që blejnë shtëpinë. Janë verifikime ekstreme, me të cilat unë nuk jam dakord. Por ky është ligji. Nuk ndërhyjë dhe nuk ndryshoj. Çdo klient që blen apartament në Shqipëri, emigrant, shqiptar Shqipërie, Kosovë, ejt, kalon në filtrin e verifikimit të parave. Ata janë të detyruar që të japin shpjegime, pasi kanë pakënaqësi për këtë. A ka!? Patjetër. Se përjashtoj. Ku, si dhe sa, kjo është sfida e institucioneve, ku ju ftoj që t’i bashkoheni me investigime.

Merrni shembull nga STOP, apo Fiks. Ju që luftoni mafien, shtrirë nëpër kolltukët si derrat e Migjenit dhe mbajnë me dokrra në ekrane, janë më të inkriminuar, edhe më keq se ata që i përkasin botës së krimit. Ça është kjo histori! Merr ca llafe, e ngri e ul njerëzit. Prokuroria italiane ka bërë hetim. Investigim është ajo që ka bërë STOP. S’merret me mafia ndërkombëtare, por këtu. Një sanitare, në nivelin më të ulët të administratës, e morën e gozhduan në burg, me prova. Ai është shërbim në nxjerrje në pah të dobësive. Ça kujtoni ju?! Kujtoni se këtu jemi në barrikada të ndryshme?! Jo, jemi në një. Jam i lumtur që falë kontributit të një media, gozhdohet një pleh dhe largohet nga trupi i shtetit, një çiban. Ça pyetje është kjo: A jeni të sigurt që nuk paguhet 20%?!. PS i merri të keqen ju të gjithë, që të jemi të qartë.”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.