BOTA

Regjistrohen mbi 10 mijë raste të reja me Covid-19 në Itali, 541 viktima në 24 orët e fundit

20:43 - 26.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar 10,593 raste të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit 541 persona kanë humbur jetën, shifër kjo më e lartë se një ditë më parë ku u konfirmuan 420 viktima, duke e cuar në 86,422 numrin total të vdekjeve.




Shkalla e pozitivitetit bie në 4.1% pas 5.98% dhe numri i pacientëve të shtruar në spitale ka rënë.

Rajoni më i prekur është Lombardia me 1230 të infektuar, e ndjekur nga Lazio me 1.039 të infektuar, Puglia me 995, më pas Emilia-Romagna me 993 dhe Campania 976 të infektuar.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.