BOTA

SHBA konfirmon rastin e parë të mutacionit të koronavirusit të zbuluar në Brazil

15:51 - 26.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar rastin e parë të  variantit të koronavirusit, që është identifikuar së fundmi në Brazil.




Autoritetet shëndetësore në shtetin amerikan, kanë thënë se varianti i Brazilit është identifikuar te një banor i këtij shteti, i cili së fundmi ka udhëtuar në Brazil. Ky rast thekson “pse është kaq e rëndësishme që të kufizohet sa më shumë që është e mundur udhëtimi gjatë pandemisë”, ka thënë epidemiologia shtetërore, Ruth Lynfield.

Presidenti amerikan Joe Biden ka rikthyer ndalimin e udhëtimevë për shumicën e shtetasve amerikanë që kanë qenë në Britani, Brazil, Irlandë dhe Europë. Biden po ashtu ka shtyrë udhëtimet për udhëtarët, të cilët kanë qenë së fundmi në Afrikën Jugore, ku është identifikuar një tjetër variant i koronavirusit.

Ndërsa mendohet se varianti i virusit të zbuluar në Brazil të jetë më ngjitës se lloji fillestar i koronavirusit, ende nuk dihet nëse sëmundja që shkakton është më e rëndë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.