Kryesore

“Shteti ta shikojë biznesin si partner dhe jo armik”, Kryemadhi: T’i japim fund tranzicionit dhe të krijojmë shpresë tek qytetarët

17:41 - 26.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar takim me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë, ku u shpreh se shteti duhet ta shikojë biznesin si partner dhe jo si armik.




Kryemadhi shtoi se duhet që më 25 prill, t’i jepet fund tranzicionit dhe të krijohet shpresë tek qytetarët.

“Ajo që ne duam të themi është që të bëjmë që rinia të qëndrojë këtu dhe të mos shpopullohet më Shqipëria. Për LSI, më mirë 3 milionë shqiptarë të pasur dhe jo oligarkë sesa 3 oligarkë dhe 3 milionë shqiptarë të varfër. Shteti ta shikojë biznesin si partner dhe jo si armik.

Ne mund të kemi turizëm plot. Ne jemi për taksën e sheshtë 9 përqind. Do marrë fund ky lloj taksimi , deri edhe ajrin e taksojnë. T’i japim fund tranzicionit dhe të krijojmë shpresë të re tek qytetarët. Të kemi të gjithë mundësi të jetojmë në Shqipëri”, tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.