AKTUALITET

“Situata e përmbytjeve në Shkodër është rënduar”, Voltana Ademi: Do kërkojmë gjendjen e emergjencës civile në nivel lokal

15:32 - 26.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi sot se do të kërkojë gjendjen e emergjencës civile në nivel lokal, pasi situata e përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës është rënduar. Ademi shtoi më tej se dy familje janë evakuar dhe ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë në Daragjat.




“Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës është e rënduar ditën e sotme. Ka rritje të ndjeshme të sipërfaqes nën ujë dhe parashikohet që në ditët në vijim të ketë rritje të sipërfaqes dhe nivelit të ujit. Mbi 200 ha tokë bujqësore e mbjellë nën ujë.

Sot uji ka hyrë në dy banesa në Obot të Anës së Malit, familjarët e të cilave janë evakuuar. Po ashtu, në Darragjat ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë.

Emergjencë vazhdon të mbetet ushqimi për gjënë e gjallë, ku akoma nuk ka një përgjigje nga Institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Ministria e Bujqësisë për kërkesën tonë për furnizim, kërkesë e bërë që me 14 janar 2021.

Në këto kushte, do të veprojmë me fondet e emergjencave civile të Bashkisë së Shkodrës, duke nisur procedurat për sigurimin ushqimit për gjënë e gjallë në një sasi rreth 200 ton koncentrat.

Do të kërkojmë gjendjen e emergjencës civile në nivel lokal për të mundësuar përgjigjen ndaj situatës aktuale, por edhe asaj post- përmbytje”, deklaroi Ademi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.