Kryesore

“Varfëria ka arritur kulmin”, Kryemadhi: Nëse vazhdojmë me këtë ritëm qytetarët do grabisin ushqim në frigorifer

21:38 - 26.01.21 gsh

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, komentoi ndër të tjera situatat kriminale në vend, ku gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur disa grabitje.



Kryemadhi, duke folur për këtë fenomen, deklaroi se të tilla ngjarje ndodhin, për shkak të varfërisë që ka kapluar Shqipërinë. Ajo shtoi se nëse vazhdohet me këtë ritëm, njerëzit do shkojnë deri aty sa të vjedhin ushqimin për ta pasur në frigorifer.

“Varfëria ka arritur kulmin. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim në frigorifer. Ne kemi një program shumë të mirë përpara shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.