Kronikë

Me 67 doza kokaine gati për t’i shitur, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

13:57 - 27.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi është kapur me 67 doza kokaine.




Burimet zyrtare bëjnë me dije se 30-vjeçari është ndaluar në rrugën “Ymer Kurti”, dhe pas kontrollit iu gjetën e sekuestruan 67 doza lëndë narkotike të llojit kokainë.

Bashkë me dozat e kokainës iu sekuestruan edhe një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe 1 aparat celular, bashkë me automjetin në të cilën udhëtonte i riu.

Gjithashtu janë proceduar penalishrt në gjendje të lirë edhe personat me inicialet E. G. dhe E. Gj., pasagjer në mjetin me drejtues 30-vjeçarin, pasi dyshohen se kishin dijeni për aktivitetin e të riut dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente

Njoftimi i policisë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike. Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sekuestrohen dhjetëra doza me kokainë dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre apo i mbajnë ato në banesë, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

E.M., 30 vjeç, pasi, në rrugën “Ymer Kurti”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 67 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe 1 aparat celular, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit E. G. dhe E. Gj., pasagjer në mjetin me drejtues E. M., pasi dyshohen se kishin dijeni për këtë fakt dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.