Kronikë

“Mos u humb se gjakun e ke tek ne”, si tentuan njerëzit e Eduard Lamajt të pajtohen me familjen e biznesmenit të vrarë

14:58 - 27.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dosja e Prokurorisë prej 15 fashikujsh për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç ka edhe disa detaje interesante mbi tentativat e familjarëve të autorëve të përfshirë në atentat për t’u pajtuar me familjet e viktimave.




Duke iu referuar dosjes, gazetarja Klodiana Lala raportoi se pak ditë pas ngjarjes, pasi në media kishte dalë emri i Eduard Lamajt si autor i dyshuar për ngjarjen njerëz të afërt me të kanë shkuar në familjen e Bujar Likës për t’i dhënë mesazhin se ishte djali i tyre autor dhe se gjekun e kishin tek ata.

Babai i Bujar Likës, duke iu referuar dosjes, ka deklaruar se në fillim s’ka pasur asnjë kontakt nga ana e familjarëve të personave të dyshuar, më vonë në shtëpi i kanë ardhur persona dhe njerëz me lidhje miqësore dhe i kanë thënë “mos u humb se gjakun e ke tek ne”.

“Ua preva shkurt”, ka thënë ai, siç citon dosja e Prokurorisë: Për mua s’ ka më vlerë kjo fjalë bazë zakonit se këtë tani e ka marrë vesh i madh e i vogël”.

Po ashtu Antonin Vlashi, babai i njërit prej të dyshuarve si pjesëmarrës në vrasje pretendohet se ka dërguar persona në familje për të kërkuar falje dhe ndjesë burrërore. Nuk ka marrë përgjigje. Me sa duket, këto familje rezultojnë në një konflikt të hapur mes tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.