Kronikë

Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e 2 biznesmenëve në Laç: Autori është Eduard Lamaj. Dyshime për prishje të pazareve të drogës

14:14 - 27.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria ka përfunduar hetimit për ngjarjen e ndodhur në maj e vitit te kaluar në lokalin “AA” në Laç ku u vranë dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.




Gazetarja Klodiana Lala që ka siguruar për News24  dosjen e Prokurorisë bën me dije se Eduard Lamaj është personi që qëlloi drejtpërdrejt mbi ta, ndërsa mbeti edhe vetë i plagosur pasi Lika iu përgjigj sulmit me armë.

Provat më të forta për implikimin e tij janë jo vetëm pamjet filmike dhe dëshmia, por edhe prova të ADN të marra nga gjurmët e gjakut të gjetura në vendngjarje.

Personat e tjerë si Ilir Xhepaj, Elson (Oltion) Alija (Vlashi), Klaudio Perkola implikohen direkt ose indirekt nga Lalaj në ngjarje. Kujtojmë se në kohën që Lamaj do qëllonte Paulin Gjergjin të tjerë persona mbajtën peng djemtë e tij në garazhin e hotelit.

Prokuroria thotë se nuk ka një motiv të qartë pse u qëlluan biznesmenët.

Aty ngrihen dyshime se mund të ketë ndodhur për shkak të konflikteve që kishin në tregtinë e drogës. Vetë Lamaj ka deklaruar se ka mbërritur në lokalin “AA” se kishte konflikte të forta me pronarin e hotelit, i arrestuar për drogë dhe që ishte në një burg në Itali kur ndodhi vrasja. Nga hetimet rezulton se përplasjet për çështje droge mund të jenë një nga shkaqet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.