SPORT

Edi Reja mund të marrë drejtimin e Napolit

10:39 - 28.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pa dyshim që skuadra e Napolit po kalon momente të vështira në kampionat. Në Itali po raportohet se Gatuzo është në rrezik shkarkimi nga posti i trajnerit, pas humbjeve me Juventusin dhe Veronan. Disa emra kanë dalë në skenë për zëvendësimin e Gatuzos, ku më i përfoluri është ai i Edi Rejës. Ai i ka raportet mjaft të mira me presidentin napolitan, Aurelio de Laurentis, dhe flitet që ai do të drejtojë skuadrën të paktën deri në fund të sezonit. Nëse po mendoni që ai do të largohet nga drejtimi i Kombëtares sonë, përgjigjja është “Jo”. Ai mund t’i drejtojë shumë mirë që të dyja skuadrat, pasi është e lejueshme, duke marrë parasysh se kombëtaret dhe klubet nuk luajnë në të njëjtat ditë. Rast të tillë mund të përmendim turkun Gunesh, që ka drejtuar edhe Besiktas, edhe kombëtaren turke.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.