Kryesore

Josa debuton me fitore në stolin e Kukësit, korçarët drejt fundit të klasifikimit. Një supergol vendos sfidën Kastrioti-Bylis

16:03 - 30.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mirel Josa debuton me një fitore fantastike në stolin e Kukësit, një fitore me “poker” golash që zhyt korçarët gjithnjë e më shumë në fundin e klasifikimit. Pa mëshirë kundër ish ekipit ku pëejetoi momentet më të bukura në karrierë, një sfidë që Kukësi i tij e dominoi që nga mimuta e parë. Verilindorëve i mjaftuan pesë mimuta lojë për të kaluar në avantazh me Ibrahimin.




Futbollistët e Skënderbeut premtuan reagim të shpejtë por në fushë ishin inekzistent, tre mimuta më pas pësuan dhe golin e dytë, Limaj tundi rrjetën në minutën e tetë. Kukësi nuk hoqi dorë nga loja sulmuese dhe në minutën e 33-të Leiria mbylli llogaritë duke trefishuar rezultatin. Avantazhi i trefishtë i dha qetësinë e duhur Kukësi të menaxhonin si duhet pjesën e dytë.

Vendasit ishin të pafuqishëm për tu rikthyer në lojë ndërsa Limaj në mimutën e 63-të shënoi dhe golin e katërt për Kukësin. Rezultati nuk ndryshojë deri në fund me Josën që e nis me këmbën e mbarë ndërsa për Kukësin kjo ishte fitorja e tretë radhazi. Në sfidën tjetër të javës së 17-të, Kastrioti mposhti Bylis me rezultatin 1-0. Daci ishte autor i një super goli që i dhurojë ekipit krutan një trepikësh të artë në garën e tyre për të mbijetuar në elitë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.