SPORT

Julian Ahmataj nuk është më trajner i Skënderbeut

09:28 - 01.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm që pritej u bë publik nga klubi i Skënderbeut. Drejtuesit kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Julian Ahmataj. Vendimi erdhi pas rezultatit turpërues ndaj Kukësit, ku Skënderbeu humbi 0-4 në Korçë. Si fillim u fol për një dorëheqje të Ahmatajt, por kjo nuk ndodhi. Ka pasur një takim mes presidentit Takaj dhe trajnerit që ka sjellë edhe lajmin e shkarkimit të tij. Në njoftim thuhej: “KF Skënderbeu dhe Ahmataj mbyllin me mirëkuptim bashkëpunimin. Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve, Klubi i Futbollit Skënderbeu dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim. KF Skënderbeu falënderon ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e mirë të zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit. I urojmë Ahmatajt shumë suksese dhe fat në të ardhmen!” Mbetet për t’u parë se kush do të marrë drejtimin e korçarëve.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.