SPORT

Kontrata e çmendur. Ndoshta arsyeja e borxheve të Barcelonës është … Messi

10:29 - 01.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa javësh, ka zëra që thonë se Barcelona është pranë falimentimit. Gjëra këto të pamendueshme për nivelin që ka ky ekip. Nuk e dimë se çfarë po ndodh në të vërtetë, por dimë që bordi i dorëhequr ka lënë një borxh prej 1 miliard eurosh. Kjo situatë pritet të vazhdojë deri në datën 7 mars, kur dhe do të zgjidhet edhe presidenti i ri. Dje ka bërë xhiron e rrjetit një lajm i pabesueshëm, ku thuhej se kontrata që Messi ka firmosur në vitin 2017, i ka akorduar atij plot 555 milionë euro. Një shifër stratosferike, krahasuar me lojtarët e tjerë. Sipas kontratës që iu ofrua 4 vite më parë, ai do të përfitonte 138 milionë euro në sezon. Përveç këtyre, ai do të merrte 115 milionë euro vetëm nëse pranonte kontratën e re, dhe 78 milionë euro për çdo sezon që qëndronte në ekip(përveç rrogës). Deri tani, Messi llogaritet të ketë marrë plot 555 milionë e 238 mijë euro në total nga Barcelona, më shumë se gjysma e borxhit në të cilin ka hyrë klubi. Ndoshta, Rivaldo kishte të drejtë kur tha se klubi duhej ta shiste argjentinasin… ose ai ishte në dijeni të kësaj gjëje. Nuk dihet se si do t’ia dalë Barcelona të rregullojë gjendjen financiare.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.