Kryesore

Miqësore Shqipëri-Uells/ Do të luhet më 5 qershor në Britaninë e Madhe

21:00 - 03.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një miqësore me Uellsin më datë 5 qershor 2021, një sfidë përgatitore dhe testuese për kuqezinjtë që do të shërbejë për të provuar elementë të rinj për botërorin. Kjo është hera e katërt që përballemi me këtë kundërshtar, që gjithmonë imponon respekt në fushë dhe jashtë saj.




Të dyja federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje që do të zhvillohet në Uells. Takimi do të luhet në “Cardiff City Stadium” dhe do të nisë në ora 18:00. Kjo do të jetë ndeshja e katërt midis Shqipërisë dhe Uellsit në histori, teksa në të kaluarën janë përballur tre herë me njëra-tjetrën. Por çfarë na pret në transfertën ishullore.

Me Rajan Gigs në pankinë dhe Geret Bejl kapiten në fushë, Uellsi ka lojtarë që më së shumti luajnë në ligën më të fortë të planetit, dhe pak prej tyre jashtë saj. Që nga portieri De Uord të Lester Siti, e te mbrojtësi me eksperiencë i Carlton, Kris Ganter me 99 ndeshje me kombëtaren, kuqezinjtë do ta kenë të vështirë këtë 90 minutësh. Bie në sy se 3 lojtarë luajnë me Kardif Siti, skuadrën që zotëron stadiumin e ndeshjes, Xhoni Uilliams, Heri Uillson dhe Kifer Mur.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.