Kryesore

“Boom” infektimesh në Sarandë, mbyllet Kadastra dhe një shkollë e mesme

15:17 - 04.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e mërkurë kanë rezultuar pozitivë 18 persona, 15 nga testimet e shpejta dhe 3 nga përgjigjet e ardhura nga Instituti.




Kjo ka detyruar NJVKSH në Sarandë që të bëjë mbylljen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pas konfirmimit të 6 punonjësve pozitivë me koronavirus, ndërsa 3 të tjerë janë të karantinuar. Qytetarët nuk do të lejohen të hyjnë brenda në mjedise, ndërsa do t’u shërbehet nga hyrja kryesore.

Gjithashtu, për shkak të numrit në rritje të nxënësve të konfirmuar pozitivë, ku raportohet për 10 nxënës të infektuar, u vendos mbyllja për dy javë edhe e shkollës së mesme teknike “Frymë dashurie” në Mesopotam, bashkia Finiq.

Në ditët e para të shkurtit, 100 pacientë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërsa, bëhet me dije se sot kanë humbur jetën edhe dy persona, njeri taksist nga Saranda, 64 vjeç, tjetri fermer nga Konispoli, 62 vjeç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.