Kryesore

“Policët tentuan ta rrëmbenin zvarrë”! Flasin familjarët e Kastriotit, që plagosi bashkëjetuesen italiane në Kavajë

15:32 - 05.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, u trajtua edhe këtë të premte historia e shtetases italiane Carlotta, e cila pretendoi se u qëllua 5 herë me thikë nga bashkëjetuesi Kastriot Dema, pas një konflikti fizik mes tyre.




Një ditë pas nënës së Kastriotit, kanë treguar ngjarjen edhe tezja e vëllai i djalit, të cilët thanë mes të tjerash se marrëdhënia mes çiftit kishte filluar të krisej që në vitin 2017.

Tezja e Kastriotit: Motra ime është me rregulla prej 15-vitesh në Itali dhe ai investim është mbi 1 miljon euro. Jam telefonuar atë natë nga babai Kastriotit, kunati im i cili më ka pohuar që “eja se më vranë djalin” jam nisur menjëherë dhe kam mbërritur në spitalin e Durrsit dhe aty nuk jamë lejuar tê hyjë të shoh nipin i cili ishte në një gjendje të rëndë. Aty vijnë polic të Kavajës të cilët tentuan ta rrëmbejnë zvarrë.

Vëllai i Kastriotit: Marrëdhënia e tyre nisi të kishte krisje që në 2017. Kjo ka ndodhur dhe ajo e di mirë kêtê pse ka ndodhur. Si mund të jetë i dhunshëm Kastrioti kur erdhi nê jetë fëmija i dytë dhe ishin shumë mirë. Si mund ti marri fëmijët në Itali dhe pa firmën e Kastriotit. Ne kemo bërë denoncimin në gjykatën e minorenëve në Breshia të Italisë. Ata nuk na i lejonë ti takojmë fëmijêt, unë kam shkuar dhe kam kërkuar ti takoj por nuk na i ka lejuar ti takojme nëna e Carlottes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.