Kryesore

Superliga/ Laçi trondit Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe hap garën për titull

20:08 - 05.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Java e 18-të e Superligës ka nisur me një goditje të madhe.




Laçi tronditi në shtëpi Vllazninë, duke fituar 2-1 në “Loro Boriçi”, për të hapur garën për titullin kampion. Miqtë surprizuan në minutën e 59-të, kur pas një gabimi në mbrojtje Nuabueze dërgoi topin në rrjetë për epërsinë e skuadrës së tij.

E shpejtë ishte përgjigja e shkodranëve, që pas vetëm shtatë minutash barazuan shifrat me Imerin. Goli I dha zemër Vllaznisë, që u hodh e gjitha në sulm, por më të mirën morën sërish kurbinasit. I hedhur në fushë si zëvendësues, në topin e para të prekur Harmon ktheu edhe një herë Laçin në epërsi. Por minutat e mbetura, të besuarit e Duros vuajtën shumë, pas daljes me karton të kuq të Obanor. Megjithëse me dhjetë lojtarë, Laçi arriti të ruajë fitoren, që e ngjit në vendin e dytë dhe rihap zyrtarisht garën për titullin kampion.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.