Kryesore

Rritet kurba e të infektuarve me koronavirus, Greqia shtrëngon masat anti-Covid

11:52 - 06.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria greke po ndërmerr masa shtesë për të mbajtur nën kontroll pandeminë.




Ekspertët pas një diskutimi të premten, 5 Shkurt, ranë dakord për të vendosur një bllokim më të rreptë por jo “masat e ashpra të marsit” .

“Ne po përpiqemi të shmangim valën e tretë. “Takimi i djeshëm ishte i gjatë, derisa ramë dakord për masat”, tha profesori i Mikrobiologjisë, A. Vatopulos, në OPEN dhe kur u pyet se si do të jetë ecuaria e pandemisë deri në verë, ai deklaroi se situata e pandemisë do të vijë duke u përmirësuar.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias, shpjegoi se rritja e rasteve po vazhdon dhe situata është e rrezikshme, teka shtoi se në Athinë dhe Selanik, si dhe Patras janë shtuar masat.
Zonat e mësipërme përfshihen në nivelin e Rrezikut, zonën e kuqe.

Masat e reja do të jenë në fuqi deri më 15 Shkurt. Ndërsa në Atikë dhe Selanik, dyqanet do të mbyllen në fundjavë, me përjashtim të farmacive, supermarketeve,furrave , ndërsa ora policore do të jetë nga ora 18:00 dhe jo nga ora 21:00.

Masa të tjera kufizuese janë vendosur në komunat Thira , Mykonos , Chalkida , Patras dhe Agios Nikolaos në Kretë sipas njoftimit të Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.