Kryesore

Lajm i trishtë për sportin, ndahet nga jeta parakohe ish-futbollisti malazez i Skënderbeut

09:55 - 07.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar “Shpresa”, Milutin Kërçiç, i cili vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.




Milutin Kërçiç ishte padyshim një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e Skënderbeut. Prej gati 30 vitesh jetonte në Guci të Malit të Zi, prej dhe nga kishte origjinën e babait.

Nga viti 2010, ai u rikthye dhe një herë te “Skënderbeu”, pasi ish-presidenti i futbollit korçar, Agim Zeqo, e përfshiu për gati 3 sezone në stafin e ekipit. Por, tashmë Kërçiç rikthehet dhe një herë në vendin e origjinës, aty ku dhe do te prehet në përjetësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.