Kryesore

Ish-ambasadori amerikan: Muajt e ardhshëm Serbia do të përballet me presion konstant për ta njohur Kosovën

19:30 - 08.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery thotë se nuk duhet të jetë surprizë që presidenti amerikan Joseph Biden i dërgoi një mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke e uruar atë për ditën e shtetit të Serbisë dhe duke dëshiruar, ndër të tjera, arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën për njohjen reciproke.




Mbi të gjitha, Montgomery tha për median serbe, Tanjug se Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht pavarësinë e Kosovës, kështu që, thotë ai, ky është një mesazh i qartë që tregon se çfarë lloj politike do të ndjekë administrata e Biden, e cila “do ta harmonizojë politikën e saj ndaj Kosovës me qasjen e Bashkimit Evropian”.

“Prandaj, qeveria serbe do të përballet me presion të vazhdueshëm në muajt e ardhshëm”, thotë Montgomery, duke shtuar se kjo do të thotë se Vuçiç do ta gjejë veten “duke u përballur me një zgjedhje të vështirë”.

Të premten, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, vendosi t’ia shkruante një letër urimi presidentit serb, Aleksandar Vuçiçit, me rastin e 15 shkurtit, ditës së shtetësisë së Serbisë. Kjo letër që mbërriti dje në Presidencën serbe, ndonëse kishte brenda urime të përzemërta të presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë, përmbante edhe një fjali, e cila ia prishi ditën kreut të Serbisë.

Në një mënyrë aspak të zakontë në diplomaci, me anë të një letre urimi, që ishte e para e tij si president, drejtuar Serbisë, Joe Biden i kërkoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiç që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

 

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Neqoftese A. Vucic nuk reagon per urimin dhe domosdoshmerine qe ai dhe qeveria e tij nuk pranon te njohe shtetin e KOSOVES, besoj se SHBA dhe Administrata e J. Biden do vendose sanksione, duhet t’i beni nje pyetje A. Vucic, po Republiken e Shqiperise, a e njihni? Neqoftese Kosova dhe Shqiperia bashkohen ne nje shtet te vetem, a do ta njohesh, apo…… Ky kujton eshte mbreti i Serbise, je kalimtar, jo vetem ti, por te gjithe ata si puna jote, ne mbare boten, shprehja, Mos u mba se je, mos u mba se ke, nuk eshte thene kot, kemi pare shume si puna jote, ku jane, besoj se e kupton, atje ku nuk kthehesh me, apo tani, fle ne darke rehat dhe gdhihesh i ngrire, te rrofte kokefortesia, pi ca ilace, s’e te sjellin ne terezi.

    Përgjigju ↓