BLUETOOTH

Njihuni me Dj Slimfish, artisti i preferuar i VIP-ave që premton spektakël

15:34 - 08.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Henri Deçka, i njohur ndryshe si Dj SLIMFISH, është një nga artistët më të rinj të prurjeve të artit  muzikor shqiptar. Rininë e hershme dhe shkollimin  i  kaloi në Itali,  ku dhe u njoh e u dashurua me kulturën e pasur italiane e, në mënyrë të vecantë, me muzikën. Pas kthimit në atdhe, krahas   studimeve, ushtroi e kultivoi më tej pasionin e hershëm për këngën e krijimtarinë muzikore.




U angazhua   si DJ në  shumë veprimtari  të  grupeve e organizmave rinore. Pak kohë më parë ka qenë pjesëmarrës si Dj i emisionit “Jeho”, një projekt dedikuar artistëve të rinj e artit në Shqipëri, i transmetuar sezonin e kaluar në televizionin kombëtar “Top Channel” me autor artistin e mirënjohur Alban Male.   Dj Slimfish karrierën e tij si Dj e ka nisur 10 vite më parë në moshën  18 vjeçare, ku ka luajtur në disa Clube në Tiranë e më pas, me kalimin e kohës, në ato më të mëdha në Shqipëri.

Dj Slimfish është gjithashtu një producent i ri, i cili përpos miksimit fantastik të këngëve, krijon dhe meloditë e tij origjinale. Ai ka të publikuara më tepër se 15 këngë në kanalin e tij në Youtube.  Ndër angazhimet më të fundit të tij, mund të përmendim pjesëmarrjen  në puntatën e fundit të sezonit të katërt të “Shiko Kush LUAN” ,me autore e moderatore Luana Vjollca, e cila mesa duket, ka pëlqyer muzikën që artisti në fjalë bën e prandaj e pati të ftuarin e vetëm për një performancë elektrizuese në këtë puntatë të veçantë të emisionit të saj. Në performancën e tij, Henri Decka krijoi një mix këngësh nga më të famshmet e momentit dhe u shoqërua nga trupa e baletit të Top Channel.

Në përpjekjet për realizimin e ëndrrës për të sjellë  më tepër gjallëri, ritme e novacione në muzikën shqiptare,  si një prurje të afërt Slimfish përmend publikimin  së shpejti  të  një kënge me dy artistë të tjerë të rinj në treg e në moshë. Slimfish na ka treguar vetëm se në këtë këngë do të flitet për dashurinë e do të vijë me një videoklip të kuruar në çdo qelizë të tij, por ka lënë të pazbuluara detaje të tjera lidhur me këngën e me angazhime të tjera muzikore të tij   Ndërkohë, pritet që artisti në fjalë, përpos publikimit të kësaj kënge, të sjellë në fakt një album të plotë me mbi 10 këngë gjatë vitit 2021.

Se si këto këngë do të jenë, ne ende nuk e dimë, por na ngelet që artistëve të rinj shqiptarë, që duan t’i japin një pjesë të shpirtit të tyre muzikës sonë, t’u urojmë shumë sukses e t’i mbështesim në ëndrrën e udhëtimin e tyre artistik, duke u krijuar sa më shumë kushte e mundësi  për të qenë përherë në kontakt me publikun artdashës. Për të parë më tepër lidhur me të e projektet e Slimfish, ju ftojmë ta ndiqni në adresën e tij personale në Instagram- “Djslimfish”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.