Kryesore

Situata shqetësuese e Covid-19 në Greqi/ Atika futet në izolim, mbyllen shkollat në Athinë

17:22 - 09.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet greke kanë vendosur të mbyllin zonën e Atikës, në Athinë pas rritjes së ndjeshme të rasteve me Covid-19. Autoritetet kanë vendosur që lockdown-i të nis nesër nga ora 06:00 deri në 28 shkurt.




Po ashtu, mbyllen sërish në Athinë dhe zonën e gjerë të Atikës shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha kompanitë dhe dyqanet, përveç supermarketeve, njësitë ushqimore, farmacitë.

Ndërkohë, qarkullimi do lejohet vetëm për arsye madhore, me mesazh sms nga celulari për 6 lëvizje të caktuara, vizitë mjekësore, blerje ushqimesh, takime urgjente në sektorin publik, ndihmë urgjente ndaj njerëzve në nevojë, ceremoni mortore të familjarëve më të afërt dhe shëtitje me kafshët shtëpiake.

Komisioni i specialistëve është duke diskutuar dhe rastin e Selanikut. Sipas të dhënave, shifrat e të infektuarve me Covid-19 në Greqi do të shumëfishohen në ditët e ardhshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.