Kryesore

Masat e reja për shkak të Covid-19, FSHF ndryshon oraret e ndeshjeve të Superligës

21:46 - 10.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kategoria Superiore do zhvillojë të premte dhe të shtunë javën e 19 të saj. Nisur nga kufizimet e reja të vendosura nga Qeveria shqiptare për shkak të situatës së pandemisë së Covid-19 në vend, ndeshjet e para të fazës së tretë kanë ndryshuar orar.




Kështu, orari i ri i bllokimit të lëvizjeve nga 20:00 të mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, kanë sjellë spostime të dueleve. Sfida e së premtes e programuar për në 18:00 është zhvendosur për në 16:00, ndërsa të shtunë duelet do luhen të gjitha në orën 14:00.

Programi i Superligës, java 19:

E premte 16:00
Teuta – Skënderbeu

E shtunë 14:00
Tirana – Kukësi
Vllaznia – Apolonia
Kastrioti – Partizani
Bylis – Laçi

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.