Kryesore

Burg për gjyqtaren Hoxha, avokati Vishaj: Ndalohet me ligj arrestimi i një gruaje që…

14:51 - 13.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit GJKKO ka vendosur të lërë në burg gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.




Pas masës së sigurisë, avokati i gjyqtares Ardian Vishaj, tha se ligji e ndalon arrestimin e një gruaje, që ka një fëmijë minor dhe një fëmijë të sëmurë.

“U la siç ishte caktuar nga gjykata, megjithëse kushtet ligjore, sidomos për gjyqtaren, janë të tilla që s’duhet të ishin. Ndalohet me ligj arrestimi i një gruaje që ka një fëmijë minor dhe një fëmije të sëmurë. Gjyqtarja, paçka se është etiketuar si armike e popullit, nuk meriton të arrestohet, për shkaqe humane, që ligji është i detyruar t’i respektojë, të fëmijës autik dhe fëmijës së mitur. Është një nënë që rrit dy fëmijë e vetme”, deklaroi avokati Vishaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.