Kryesore

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 5 humbje jete dhe 358 të infektuar në 24 orët e fundit

17:27 - 16.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raporton se pesë pacientë kanë humbur betejën me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3,003 viktima.




Sipas autoriteteve gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 2,275 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 358 raste, duke shënuar një rritje krahasuar me raportimet ditën e djeshme ku u shënuan vetë 51 raste me Covid.

Ndërkohë ISHP gjithashtu njofton se fatmirësisht 341 pacientë e kanë fituar betejën me Covid-19.

Sakaq rastet e reja janë në Shkup – 173, Prilep – 41, Kumanovë – 22, Kavadar – 21, Tetovë – 13, Veles – 11, Manastir dhe Kriva Pallankë – 9 secili, Ohër – 8, Negotinë – 7, Krushevo – 6, Stip – 5, Strumicë dhe Gjevgjeli – 4 secili, Strugë, Dellçevë dhe Valandovo – 3 secili, Gostivar, Kërçovë, Resnjë, Radovish dhe Probishtip – 2 secili, Kocani, Sveti Nikole, Dibër, Demir Hisar, Kratovo dhe Makedonski Brod – 1 secili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.