SPORT

Dy përballje të tjera na presin në mbrëmje. Vazhdon UEFA Champions League

09:37 - 17.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërkohë që legjenda portugeze, Cristiano Ronaldo rikthehet në shtëpi për t’u përballur me “Porto”, ai do të provojë ta nisë këtë fazë me eleminim direkt me një fitore. Gjithsesi, portugezët janë të pamposhtur që prej tetorit të vitit të shkuar dhe do të provojnë të vazhdojnë me këtë seri pozitive rezultatesh. Momentalisht, ata gjenden në vendin e dytë në kampionatin vendas dhe kanë humbur vetëm 2 ndeshje gjithsej. Porto ka një stil loje që nuk mbështetet në vetëm një lojtar. Ndryshe nga Juventusi, portugezët kanë shumë lojtarë golashënues dhe që krijojnë një numër të konsiderueshëm rastesh për gol. Kjo gjë mund t’i ndihmojë ata që të vënë në vështirësi mbrojtjen e juventinëve dhe të krijojnë hapësira. Megjithatë, do të jetë e vështirë përballë mbrojtësve të klasit botëror si de Ligt apo Chiellini. 2 fitore në 5 ndeshje dhe një seri prej 3 barazimesh radhazi nuk është ajo që tifozët duan të shohin përpara një ndeshje kaq të rëndësishmë të Portos, por ana shpresëdhënëse është seria prej 13 ndeshjesh pa humbje. Në anën tjetër, pavarësisht një humbjeje të ngushtë me Napolin, fakti se kanë Cristiano Ronaldon në sulm, mund të qetësojë disi tifozët e Juventusit. Portugezi ka shënuar më shumë se kushdo tjetër në historinë e Champions-it dhe deri më tani gjatë këtij sezoni, bashkë më Serie A, ai ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 4 asiste gjatë 23 ndeshjeve. Përveç Ronaldos, edhe Morata me Cuadradon kanë arritur të krijojnë shanse të mira, por edhe kanë shënuar gola. Gjithsesi, Cuadrado nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë për shkak të një dëmtimi muskular. Listës së mungesave i janë bashkuar edhe lojtarë titullarë si Paolo Dybala, Aaron Ramsey dhe Arthur. Pavarësisht sulmit, edhe mbrojtja duhet të luajë një rol të rëndësishëm. Në kampionat, “Zonja e Vjetër”, ka pësuar vetëm 19 gola. Me Ronaldon në formë dhe një mbrojtje të fortë, Juventusi i ka të gjitha për të tentuar një fitore dhe të sigurojë kualifikimin që në takimin e parë. Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes “Dortmund” dhe “Sevilla”, në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” në qytetin spanjoll. Për momentin, gjermanët janë jashtë katërshes kryesuese në Bundesliga dhe duhet të jenë të fokusuar për të marrë një fitore në këtë ndeshje larg shtëpisë. Në mënyrë që të sigurojnë një vend në Champions për sezonin tjetër, verdhezinjtë duhet që ose të fitojnë këtë kompeticion, ose të zënë një nga katër vendet e para të kampionatit. Kjo e fundit duket më e mundura. Një fitore do t’i duhej atyre edhe për të filluar kthesën e sezonit, duke parë rezultatet negative në ndeshjet e fundit. Kjo fitore do të ishte mjaft e vështirë, duke parë formën fantastike të Sevillas, me 9 fitore radhazi, duke futur edhe atë 2-0 ndaj Barcelonës. Në këtë seri fitoresh, rol të madh ka mbojtja e skuadrës, që neutralizon totalisht kundërshtarin. Në 9 fitoret e fundit, kjo mbrojtje ka pësuar vetëm një gol. Mbrojtësit kanë qenë mjaft të qendrueshëm dhe jo me dëmtime të gjata. Kjo gjë i ka lejuar ekipit që të zhvillohet ndjeshëm dhe lojtarët e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin. Lojtarë si portieri Bono dhe mbrojtësit si Kounde, Acuna apo Diego Carlos, shpresojnë të jenë në formën më të mirë për të ndalur sulmuesin kryesor të Dortmund, Erling Haaland. Norvegjezi mund të të shpëtojë sa hap e mbyll sytë pa e kuptuar me shpejtësinë e lëvizjes së tij. Këtë sezon, ai ka shënuar 23 gola në po 23 ndeshje. Shfra të pabesueshme këto me një mesatare një gol për ndeshje. Dortmundi do të mbajë shpresat te Haaland, Sancho, apo Reus për të marrë një fitore që i duhet për të ngritur moralin. Këta lojtarë, bashkë me talente të reja si 16-vjeçari Moukoko, do të provojnë të gjejnë çelësin e mbrojtjes së Sevillas dhe të rrëmbejnë fitoren. Gjermanët do të provojnë dhe do të japin më të mirën në këtë fazë, për të pasur një vazhdimësi të mirë në çerekfinalet që i presin dhe me një humbje në këtë takim, kalimi nga 1/8-at në çerekfinale, do të dukej si një urë e gjatë dhe e pakalueshme.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.