Kryesore

Grushtet në Ballsh, Disiplina me “dorë të hekurt” për Nuabuezen dhe Carkanjin. Ja vendimet

21:55 - 17.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e sotme, Disiplina nuk ka toleruar dhunën në në Ballsh, në ndeshjen mes Bylisit dhe Laçit, teksa ka pezulluar me 10 ndeshje nga aktiviteti futbollistin e kurbinasve Kirian Nuabuezen dhe atë të ballshiotëve Xhoi Carkanjin. Dënimit nuk i ka shpëtuar as zyrtari i Bylisit, Ermal Hasimaj, i cili është pezulluar për 9 ndeshje nga aktiviteti futbollistik.




Gjithashtu është hapur edhe hetim disiplinor për ndeshjen në Kategorinë e Dytë, mes Bulqizës dhe Tërbunit, ku këta të fundit pretendojnë se Bulqiza ka aktivizuar në ndeshje lojtarë që nuk ishin të regjistruar.

VENDIMET E DISIPLINËS:

  1. Lojtari i KF Laçi, Nëabueze Kyrian Chinazorm, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KF Bylis, Xhoi Carkanji, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i KF Bylis, Ermal Hasimaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Shkëndija C.T U-19, për dështim në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi A, kundër KS Korabi, në bazë të nenit 30.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit të Kategorisë së Dytë midis F.C Bulqiza dhe FK Tërbuni. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
  6. Rrëzimin e kërkesës së KF Sopoti, në lidhje me lojtarin Orgest Tanushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.