Ekonomi

Pandemia e koronavirusit, qeveria dyfishon deri në qershor pagesën e ndihmës ekonomike. Përfitojnë disa kategori shoqërore

15:04 - 17.02.21 gsh

Erjola Jata



Qeveria ka dyfishuar ndihmën ekonomike për disa kategori familjesh. Kështu familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme, jetimët, viktimat e trafikimit dhe të dhunës do të përfitojnë për një periudhë 6 mujore dyfishim të ndihmës ekonomike.

Vendimi i publikuar në fletoren zyrtare i shtrin efektet nga data 1 janar i këtij viti deri në Qershor. Sipas qeverisë vendimi është marr me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga pandemia covid-19. Masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës të familjes. Kjo është hera e dytë që nga shpallja e pandemisë që qeveria miraton dyfishimin e pagesës të ndihmës ekonomike.

Qbz

Në Paketën Financiare 1, në mbështetje të biznesit të vogël dhe qytetarëve, u miratua Masa 2 për dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike dhe Masa 3 dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia. Pagesa e ndihmës ekonomike dhe papunësisë u dyfishua për 3 muajt e periudhës të karantinës.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.