Kryesore

Emina Çunmulaj kujton kohën e vështirë nga lufta në Kosovë: Këto imazhe i shihnim çdo ditë në televizor

14:23 - 18.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja e njohur Emina Çunmulaj është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.




Së fundmi, modelja ka kujtuar periudhën e vështirë gjatë luftës në Kosovë.Teksa ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa foto nga lufta, ajo shprehet se këto imazhe i shikonte çdo ditë në televizor.

“Këto imazhe janë ato çfarë mbaj mend nga fëmijëria ime. Më kujtohet që shikonim këtë gjë në televizor çdo ditë.

Gjithashtu më kujtohet nëna ime që ushqente dhe vishte refugjatët nga Kosova në shtëpinë tonë dhe babai im me banorë të tjerë të fshatit dhe familjes përpiqej t’i çonte ata në një vend të sigurt.

Të festosh të drejtën për të ekzistuar duhet të konsiderohet thjesht normale.

Kjo është arsyeja pse festoj sot për gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë”, ka shkruar Emina krahas postimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.