SHËNDET

Era Sula: Si të kujdesemi për trupin dhe fytyrën tonë me produkte ‘bio’

15:52 - 18.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Era nuk është si gjithë bashkëmoshataret e saj. Dashuria për natyrën e kanë bërë atë që të krijojë një linjë të sajën në produkte bukurie. Sot, kur ende nuk ka mbushur 30 vjeç, ajo është drejtuesja e këtij biznesi, si dhe në pritje për t’u mama për herë të parë. Në këtë intervistë ajo ndan me ne disa këshilla për trupin dhe fytyrën tonë, në periudhën e shtatzanisë, por edhe në të përditshmen tonë, natyrisht gjithnjë me produkte organike.




Kush është Era për të gjithë ata që se njohin dhe kur nisi ky pasion i juaji për të bukurën, por në mënyrë natyrale?

Unë jam Era Sula, një vajzë që ka si pasion dhe profesion bukurinë dhe mirëqënien. Bimët janë kryefjala ime dhe me to kam krijuar linja të ndryshme për fytyrën, trupin flokët. Besoj fort tek forca e natyrës dhe tek mrekullia që ndodh me produktet organike. Mendoj se ky është edhe misioni i Era Bio Shop.

Shumë bashkëmoshatare të tuat zgjedhin të largohen, apo zgjedhin fusha të tjera, e keni menduar ndonjëherë edhe ju këto opsione?

Është shumë e vërtet që shumë moshatarë të mi zgjedhin të largohen ose rrugë të tjera që s’kanë lidhje me biznesin. Jo nuk e kam menduar kurrë kam pasur mbështetjen e familjes dhe kam qenë gjithmonë e zënë me studime dhe punë këtu. Jam e sigurt që për cilindo që punon dhe ka vullnet të mirë, Shqipëria është një vend fantastik për të jetuar.

Si është për një vajzë, më e vogël se 30 vjeç të drejtojë një biznes në Shqipëri?

-Të drejtosh një biznes në Shqipëri nuk është e thjesht aq më tepër një femër, ku në çdo moment ndihesh e kërcënuar nga mentaliteti por unë jam një tip që nuk heq dorë kurrë nga dëshira dhe pasioni dhe kjo gjë më bëri të kem sukses dhe të jem më afër klientit.

Ndërkohë jeni edhe në “pritje të ëmbël”, si ka qenë për ju shtatzënia në këtë periudhë të vështirë dhe sa ju ka larguar nga punët e përditshme?

Po jam në pritje të ëmbël, ka ndikuar disi në lirshmërinë time për të qenë më afër punës, projekteve po fal zotit kam një staf të mrekullueshëm dhe kjo ma ka lehtësuar shumë.

WhatsApp Image 2021-02-18 at 16.22.00 (1) WhatsApp Image 2021-02-18 at 16.22.00 WhatsApp Image 2021-02-18 at 16.22.50
<
>

Mund të ndani me ne disa këshilla sesi një vajzë shtatzanë mund të kujdeset për lëkurën e saj?

Për kujdesin ndaj vetes në shtatzani kam folur shumë në rrjetet e mia sociale pasi e dua të bukurën sidomos në këtë periudhë delikate për femrën ku pëson ndryshime shumë të mëdha në lëkurë si psh.

-Njollat kafe

-Aknet

-Tharja lekures etj

Një këshillë për të gjitha është:

-Konsumimi i ujit sa më shumë.

-Të ushqehen shëndetshëm pra të konsumojnë sa më shumë fruta, perim etj…

-Maskë në kushte shtëpie me avokado, mjaltë të bardhën e vezës ku bashkimi i të tre ingredienteve bën që lëkura të hidratohet dhe të shkëlqejë.

-Për trupin mund të përdorin një hidratues natyral vaj ulliri bio.

Por gjithmonë pa anashkaluar përdorimin e produkteve organike që nuk janë të dëmshme në shtatzani.

Kam dëgjuar shumë femra që vuajnë nga rënia e flokëve pas shtatzanisë,unë kam prodhuar një produkt 100% organik që të ushqejë dhe mbrojë skalpin që të mos e kemi këtë problem pas lindjes pra do ti kenë dyfish të shëndetshme.

Krahas punëve dhe angazhimeve të shumta, si zgjidhni ta kaloni kohën e lirë, pasionet, hobit tuaja?

Jam një njeri shumë aktiv nuk më pëlqen të rri pa bërë diçka e gjej kohën të dal në natyrë të eci pasi është hobi im, Lexoj, shoh filma etj… Por puna është ajo që më merr kohën më të madhe duke punuar nga shtëpia për projektet e reja që do risjell në fushën e organikës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.