Kryesore

“Ka 20 vite që merr ilaçe”, nëna kërkon shtrim në spital për djalin e sëmurë në burg. Kush është Kastrioti që “terrorizoi” Kurbneshin

13:46 - 18.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk ka trishtim më të madh për një nënë kur dëgjon lutjet e të birit dhe ndihet e pafuqishme për ta ndihmuar. Kjo është historia e Davës nga Kurbneshi e rrëfyer sot në emisionin “Me Zemër të hapur” në News24.




Nga burgu i Zaharisë ku qëndron i izoluar që prej gushtit të vitit të kaluar i biri i përgjërohet në telefon që ajo ta lirojë prej aty pasi është duke vdekur.

I biri i Davës, Kastrioti është 45 vjeç dhe prej më shumë se 20 vitesh ka shfaqur probleme të shëndetit mendor për të cilat edhe kurohet prej vitesh sistematikisht. Gushtin e vitit të kaluar ai nuk i mori rregullisht mjekimet dhe pati çekuilibrim në sjellje. Kastrioti dogji disa mullarë me bar në fshatin e tij si edhe tregoi rezistencë ndaj punonjësve të policisë që erdhën për ta prangosur. Në studion e emisionit me zemër të hapur do të jetë Dava e cila do të ndajë më publikun këtë histori të trishtë të djalit të saj por edhe të bëjë një apel për institucionet që i biri të mos rrijë në qeli, por në një shtrat spitali ku të mund edhe të kurohet për problemet e tij mendor.

Dava: Kastrioti ka qenë fëmijë i mbarë e s’ka shfaqur asnjë problem. Kur ishte 17 vjeç emigroi në Greqi. Vazhdoi punën si emigrant ndihmonte edhe familjen. Një herë kur po kthehej në Shqipëri malit i vranë një shok dhe e kërcënuan. Pas kësaj ngjarje ai shfaqi probleme. Erdhi në shtëpi dhe prishte mobilet. Thoshte janë me magji. Ne e çuam në spital dhe ai ka 20 vite që merr ilaçe.

Evis Ahmeti: Si e keni përballuar këtë situatë?

Dava: Kur ai pi ai ilaçet është i qetë. Nuk sjell asnjë problem. Edhe në gusht dogji mullarët vetëm për të parë flakë. Me njerëzit ai nuk ka sjellje te dhunshme.
kam qëndruar 30 dite në spital me djalin. E mori veten. kishte 7 vite pa vajtur në spital. kohet e fundit nuk piu ilaçet. Dilte natën. Mora Lleshin shefin e zonës dhe e vura në dijeni. I thashë ta marrin e ta çojnë në spital se rrinte natën jashtë.

Evis Ahmeti: Si e kalonte ditën Kastrioti?

Dava: Dilte me dhen ose bënte dru me gomar. I la ilaçet se e vinin në gjumë. Tha nuk i pi se dua të punoj. Kur i thashë policisë, më tha e ke gabim nuk je nënë e mirë që do të çosh në spital djalin.

Në studio pati ndërhyrjen edhe të një bashkëfshatari i cili tha se Kastrioti është përdorur nga punonjës të korruptuar policie që kanë shfrytëzuar sëmundjen e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.