Kryesore

Konfirmohet varianti britanik i Covid-19 në Mal të Zi

09:07 - 18.02.21 gsh

Në Mal të Zi konfirmohet varianti anglez i koronavirusit. Instituti për Shëndetin publik në Mal të Zi mori konfirmimin nga laboratori gjerman i klinikës Charite në Berlin, se në mostrat e dërguara atje ishte identifikuar varianti britanik i Covid – 19.



 

Mali i Zi, aktualisht renditet i pari në rajon me 1.376 të infektuar me koronavirus për 100.000 banorë.  Për shkak të situatës tejet të rëndë epidemiologjike dhe numrit të shtuar të të sëmurëve dhe viktimave, pas mbylljes së Budvës dhe Tivatit, me urdhër të institucioneve përkatëse u mbyllën të gjitha objektet e hotelisë në Nikshiq, Cetinjë, Podgoricë, Herceg Novi, Ulqin dhe Kotorr.

Ministrja  e Shëndetësisë Jelena Boronoviq Bojoviq ka bërë të ditur se Mali i Zi pret furnizim me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë. Sipas saj, Mali i Zi do të furnizohet edhe me vaksinën kineze dhe atë gjermano-amerikane Pfizer/BioNtech. Mali i Zi  është ndër vendet e fundit në rajon që fillon imunizimin kundër COVID-19.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.