Kryesore

“Nuk ke lënë gjë pa kopjuar nga unë”, Don Phenom sulmon Feron

12:37 - 18.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperët Don Phenom dhe Fero prej kohësh janë në një “luftë” virtuale me njëri-tjetrin.




Para disa kohësh Don Phenom publikoi në Instagram një video të reperit Dari duke bërë ‘freeestyle’ dhe mes rreshtave thumboi Feron. “Ke ik në Berlin se n Prishtinë çdo ditë ke hangër rreh”, thuhej në një pjesë.

Ndërkohë, Don Phenom ka sulmuar sërish publikisht Feron. Reperi ka publikuar një video të vitit 2017-të, në të cilën Fero shprehet se ka shumë respekt për Don Phenom dhe se ai është një ndër reperët më të mirë.

Mirëpo, reperi shton se Fero është frymëzuar prej tij dhe se shprehjet që e bënë të famshëm si përshembull “Gang Gang Gang” e ka kopjuar nga ai.

“Kush të ka mësu ty me thon Gang Gang Gang? Don Fenomi/ Don Fenomeni/ Don Phenom është lideri i shkollës së re… inspirimi i gjithë reperëve të rinj edhe ca reperëve të vjetër… s’keni met sen pa kopju te unë. Ya shqipes own me royaltie statements”, shkruan Don Phenom.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.