Kryesore

Bora Zemani nxjerr zbuluar lidhjen e Romeos me vajzën e ministrit?

13:45 - 20.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga gjërat që ngjall më shumë kuriozitet në rrjet janë çiftet që nuk i kanë ditur më parë.




Kjo ndoshta lidhet edhe me faktin se ata shpesh i mohojnë lidhjet, por në fund kapen duke publikuar foto nga i njëjti vend si për të ndezur imagjinatën dhe kuriozitetin e të tjerëve.

Që nga dje, çifti më i ri që është vënë në piketë nga rrjeti është aktori vlonjat, Romeo Veshaj dhe vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia Peleshi.

Dje dyshja ndanë në Instastory foto nga i njëjti vend. Për më tepër, Aleksia publikoi në rrjetet sociale foto në makinë dhe mashkulli pranë saj u spikat si Romeo. Ndërkaq, detaje të reja dalin në dritë nga vëzhgimi i posteve në Instagram. Aleksia ka postuar një foto ku shfaqet me një kostum të ideuar nga linja e moderatores, Bora Zemani në Instagram, duke konfirmuar kështu se marrëdhënia mes çiftit tashmë është edhe më familjare, shkruan Albeu.

Kujtojmë që Bora është e dashura e vëllait binjak të Romeos, Donaldi, e cila më herët ka pasur raporte shumë të mira edhe me ish-kunatën, Jonida Maliqin.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.