BLUETOOTH

Orinda Huta shtatzanë për herë të parë? Mikeshat i zbulojnë sekretin në Instagram

10:22 - 20.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Orinda dhe Turi janë një ndër çiftet më të ndjekura në shoëbizzin tonë. Të dy të suksesshëm, të famshëm dhe të dashur për ndjekësit në rrjetet sociale. Dyshja shpesh është prezent në media, por pa zbuluar detaje rreth jetës së tyre si çift. Por duket se ky Shën Valentin ka ardhur ndryshe për ta. Fotove në dëborë iu bashkua dhe Turi me Orindën, por ndryshe nga çiftet e tjera ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte poza që ata kishin zgjedhur për në Instagram. Dhe duket se nuk jemi të vetmit që ngritëm gjithë këto dyshime.  Moderatorja shkruante përkrah fotos me bashkëshortin, “Shtëpi” dhe “E bekuar”. Nisur nga fotoja, ku Orinda dhe Turi shfaqen të përqafuar, duke i mbajtur të dy duart tek barku i asaj, lind pyetja, mos moderatorja është në pritje të ëmbël? Këtë e themi jo vetëm për shkak të pozës së fotos, faktit që të dy duken shumë të lumtur dhe të bekuar, por edhe nga komentet e mikeshave të saj në këtë postim. Xhemi Shehu i ka lënë 3 zemra si koment, nga një për secilin prej tyre. Edhe Marcela Lati ka bërë të njejtën gjë, madje një prej zemrave e ka rozë, që mund të jetë edhe një e dhënë për gjininë e fëmijës, gjithmonë nëse Orinda është vërtetë shtatzënë. Përgjigja e saj për të dy mikeshat është e njejta po ta vini re, secilës me nga 6 zemra. Natyrisht ato që kemi deri më tani janë aludime sepse asnjëri nga të dy nuk ka pranuar se janë në pritje për t’u bërë prindër. Nëse i hedhim një sy rrjeteve social të Orindës, moderatorja kohët e fundit ka zgjedhur të postojë foto ku mbulohet pjesa e barkut. Natyrisht që bjondja simpatike gëzon forma perfekte, ndaj për të parë një bark të rrumbullakosur poshtë veshjeve të saj. Kujtojmë se Turi dhe Orinda prej vitesh kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremony martesore krejt të veçantë. Që prej asaj kohe të shpeshta kanë qenë lajmet se moderatorja ishte në pritje të ëmbël, por gjithmonë dyshja e ka përgënjeshtruar këtë lajm, tashmë mbetet për t’u parë se kur do të vijë konfirmimi që të gjithë fansat e tyre presin.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.