LIFE STYLE

I dinit efektet pozitive që grimi “ujë dhe sapun” sjell për lëkurën dhe personalitetin tuaj?

14:23 - 22.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpeshherë, ne na përfshihin ideja e përsosmërisë së fytyrës tonë, duke fshehur kështu veçantitë e saj me shtresa grimi. Por çfarë efektesh pozitive na sjell mungesa e grimit në lëkurë dhe madje, madje edhe në personalitetin tonë?




Po ju sjellim për ju se çfarë ndodh nëse ndaloni së vendosuri grim në fytyrë:

  1. Ju keni rritje të vetëbesimit tuaj

Kur ju keni një pamje natyrale, nuk keni pse të shqetësoheni për mënyrën si dukeni në sytë e të tjerëve dhe në këtë mënyrë ju do të ndiheni më të lirë. Rjedhimisht, vetëbesimi juaj do të rritet dhe këtë energji ju do ta transmetoni dhe tek njerëzit me të cilët shoqëroheni.

  1. Njerëzit shikojnë më shumë se kush jeni dhe jo atë që keni vënë në fytyrën tuaj

Në impaktin e parë njerëzit që nuk ju  njohin do të kenë një mendim ndryshe nga se jeni ju në të vërtetë nëse vendosni grim në fytyrë. Ato do të lidhin personalitetin tuaj me atë se çfarë keni vënë në fytyrën tuaj.

Pra, nëse ju ka ndodhur kjo gjë kur ju vendosni grim, një fytyrë tërësisht “ujë dhe sapun” mund të ju ndihmojë për të mos ndeshur këto gjykime në pamjen tuaj të jashtme.

  1. Do ta keni më të lehtë ta mbani lëkurën në gjendje të mirë

Kur ju nuk përdorni grim, lëkura juaj do të ketë nevojë vetëm për një pastrues fytyre. Pra, përfitimet e mos vënies së grimit, perveç se sjellin rezultate të mira për lëkurën tuaj, ato janë gjithashtu të mira për portofolin tuaj.

  1. Kur jeni pa grim, ju ndiheni vetvetja

Shkencëtarët kanë bërë hulumtime, në bashkëpunim me Kanebo Cosmetics, se para se një grua të vendosë grim, ajo ndjehet sikur do të marrë fytyrën e një personi tjetër. Për këtë arsye, kur një grua nuk vendos grim, ajo ndihet tërësisht vetvetja dhe kjo reflektohet edhe  në marrëdhëniet me të tjerët.

  1. Dukeni më e re pa bërë shumë përpjekje

Vajzat e reja do të duken më të më mëdha në moshë kur ato grimojnë fytyrën e tyre. Për më tepër, njerëzit kanë tendencë ta lidhin përdorimin e grimit me moshën madhore, kështu që kur do të grimoheni, njerëzit e tjerë do të mendojnë se jeni në moshë më të madhe sesa jeni në të vërtetë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.