Një 17-vjeçar ka humbur jetën ngaCovid-19, në vendin tonë. Mësohet se adoleshenti ishte i shtruar prej një jave tek spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.
Gazetari Erjon Skëndaj tha se gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit ka qenë shumë e rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi.
Gjendja e tij ishte përkeqësuar më tej në 24 orët e fundit, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Shfaq Komentet (0)