AKTUALITET

Manastirliu: Kemi vaksinuar 6 mijë mjekë dhe infermierë, do vijojmë me grup-moshat më të rriskuara

20:44 - 22.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë, në deklaratën për mediat, në prezencë të kryeministrit Edi Rama, nga Rinasi, deklaroi se qeveria nuk dëshiron që të shkojë drejt masave të mëtejshme kufizuese.




Manastirliu bëri të ditur se deri më tani, janë vaksinuar 6 mijë mjekë e infermierë, kurse shtoi se do të vaksinohen grup-moshat që janë më të rriskuara.

“Në fundjavë do të kemi vlerësim të masave ndaj Covid-19. Ka trend të qëndrueshëm të incidencës ditore. Masat e fundit shtrënguese të fundit që kemi marrë kanë të bëjnë me uljen e orës policore dhe alternimet e mësimit online. Impakti i masave nuk është i menjëhershëm. Ky impakt shikohet për 14 ditë. Ne nuk duam që të shkojmë në masa të reja kufizuese, sepse në rast se mund të respektojmë rregullat ndaj koronavirusit, mund të mos shkojmë drejt një situate, ku bota dhe shtetet europiane, kanë dy muaj që janë. Janë vaksinuar më shumë se 6 mijë mjekë dhe infermierë. Pas mjekëve dhe infermierëve, do të vaksinohen moshat më të rriskuara. Ka nisur tashmë vaksinimi i moshave mbi 80 vjeç”, u shpreh Manastirliu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.