Kryesore

“Na mori inat se ne lindëm djalë dhe vjehrri i thoshte trashëgimtar”, gruaja tregon për konfliktin me kunatin: Mi ka bërë fëmijët me tension

12:57 - 22.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ethet e pronës kanë sjellë konflikte të ashpra në vendin tonë, të cilat vijojnë për vite me radhë dhe jo rrallë herë sjellin edhe fatalitete. I tillë është edhe rasti i 39 vjeçares nga fshati Dushk i Belshit, e cila do të jetë pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24.




39 vjeçarja u martua në një familje me tradita ku pleqëroi prindërit e bashkëshortit dhe si mirënjohje nga ata mori trashëgimi shtëpinë e tyre. Por kur u bënë vetëm 4 vjet nga ndarja nga jeta e vjehrrit kunati pretendon një pjesë të shtëpisë.

Në një situatë normale për këtë çështje duhet të shprehej gjykata, por kjo nuk po ndodh në këtë familje. Kunati 44 vjeçar e kërcënon dhe ofendon madje edhe brenda shtëpisë së saj. Çështja ka përfunduar në gjykatë ku 39 vjeçarja ka përfituar urdhër mbrojtje për 1 vit.

“Nuk doja kurrë të mbërrija këtu, por s’kam rrugë tjetër. Më ka trembur fëmijët”,- thotë gruaja.

Evis Ahmeti: Vetëm njëri nga fëmijët e vjehrrit kërkon shtëpinë?

Gruaja: Po. Vjehrri në fillim rrinte me kunatin. Ata e lanë në mes të rrugës. Unë u përkujdesa. Ata asnjë kafe si dhanë. Ai më ishte mirënjohës. Më tha sa të mbyll sytë do rri me ty. Unë e kam pleqëruar, e kam trajtuar si babain tim. Kur vdiq vjehrri në të 40-tat i thashë kunatit që të ndajmë pasurinë. Ai kërkoi vetëm 3 dynym tokë dhe asgjë tjetër sepse tha ti e pleqërove. Në atë kohë ishte në Itali. Më pas nisën problemet. Ka ardhur dhe në darkë në shtëpi dhe më tha që do bëjë një mur në mes të oborrit. I thashë mos e bëj pa ardhur burri im. Vjet nisi sherri i madh. Erdhi dhe preu korentin. I thashë të sqarohemi por nuk më dëgjoi. Ka kërkuar të më nxjerrë mobiljet jashtë shtëpisë.

Evis Ahmeti: A e dinte ai testamentin?

Gruaja: Po e dinte. Të gjithë fëmijët e dinin dhe e pranuan që vjehrri na i fali ne shtëpinë. Kunati ka shtëpinë e tij, por sërish dëshiron gjysmën e shtëpisë time.

Evis Ahmeti: Pse kunati e ka konfliktin me ty dhe jo me të vëllanë?

Gruaja: Sepse burri im është emigrant pa dokumente. Mua më thotë ti nuk ke burrë. Ai nuk flet me burrin tim. Na mori inat sepse ne lindëm djalë dhe vjehrri i thoshte trashëgimtar. Ai ka vetëm 3 vajza. Mi ka bërë fëmijët me tension. Më ka thyer xhamat e shtëpisë. Nuk është jetë kjo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.