Kryesore

Rama: Veprimtaria ilegale e Metës është në sytë e të gjithëve, ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës

10:24 - 22.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i qëndroi sërish deklaratave të tij për Presidentin e Republikës, Ilir Meta duke thënë se nuk përfaqëson për zyrën e Presidentit, por se del fshehurazi dhe bën fushatë për partinë që menaxhon bashkëshortja e tij.




Ndër të tjera, Rama u shpreh se Meta ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës.

“Nuk mendoj që ka nevojë për komente veprimtaria ilegale e Ilir Metës. Ajo është në sytë e të gjithëve. Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon Kushtetuta, por në çdo nivel të justifikueshëm për çdo person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës.

Një President që flet me gjuhë rruge, lëviz ditën dhe natën për qëllime elektorale, që e ka zënë zyrën e Presidentit formalisht, humbet çdo ditë nivel në raport me deyrën, s’ka nevojë ta komentoj unë. Të gjithë e shohin, e ndjejnë dhe do ta dënojnë më 25 prill, është përtej çdolloj mundësie për ta”,- u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.