Kronikë

U arrestua për korrupsion, lirohet nga qelia shefi i Logjistikës së burgut 313

12:11 - 22.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga qelia shefin e Logjistikës së burgut 313, Florin Ahmetaj, i arrestuar disa muaj më parë për korrupsion.




Më herët e njëjta gjykatë liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e burgut Edurat Struga dhe biznesmenin Ervin Kurtulla. Personat e lartpërmendur akuzohen nga Prokuroria e Posaçme u vunë në pranga pasi akuzohen për korrupsion.

Sipas SPAK-ut, drejtori dhe vartësi i tij i kanë marrë Kurtullës rreth 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për ti dhënë leje që të fuste në ambientet e burgut një dyqan. Disa javë më parë SPAK, përfundoi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykatë. Ndërkohë që tre të pandehurit, do të gjykohen në gjendje të lirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.