Kronikë

Vrasja e Hekuran Billës, i merret ADN-ja një të paraburgosuri

13:56 - 22.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zgjerohet rrethi i të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës, në maj të 2020 në zonën e Komunës së Parisit, krim për të cilin janë të dyshuar Viktor Marku e nipi i tij Sebastjan Mali.




Mësohet se Prokuroria ka marrë edhe kampionin e ADN-së edhe të një paraburgosuri, për ta krahasuar me profilin e ADN-së së gjetur në mjetin Nissan Micra të autorëve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se ka dyshime që personi në fjalë është i përfshirë në vrasjen e Billës. Ai ka qenë i lirë në kohën që u vra biznesmeni, por u arrestua dy muaj më pas për një vepër tjetër penale.

Burime nga prokuroria thanë se nëse do të konstatohet përputhshmëri, atëherë rezultati do të jetë një provë e pakundërshtueshme fajësie për të dyshuarin e tretë

Viktor Marku e nipi i tij Mali u arrestuan pak ditë pas ngjarjes së rëndë, si të dyshuarit kryesorë për krimin. Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e Adjola Lakrës, e cila dyshohet se u përdor për të nxjerrë në pritë ish të dënuarin, Hekuran Billa. Aktualisht prokuroria është duke analizuar edhe të dhënat e siguruara nga komanitë celulare, për të konfirmuar përmes qelizave të celularëve nëse të dyshuarit janë gjendur në vendin e ngjarjes.

Hetimet per këtë ngjarje pritet të mbyllen në mars të 2021 kur do të vendoset për fatin e të dyshuarve.

Hekuran Billa u ekzekutua në maj të vitit të kaluar vetëm pak kohë pasi ishte liruar me kusht nga gjykata e Krunës. Ai ishte ekstraduar nga Britania e Madhe për vrasjen e Prel Markut dhe po vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.