OPINION

Anarkia e rrezikshme e pandemisë

09:06 - 23.02.21 Ndriçim Kulla
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata e jashtëzakonshme dhe tejet e rënduar e pandemisë po kërcënon seriozisht jetën e qytetarëve të të gjitha moshave,  sepse manaxhimi i pandemisë është larg cdo standarti politik dhe profesional,dhe sistemi ynë    shëndetsor po shfaqet me kapacitete tejet të kufizuara njërëzore realisht të kualifikuara për testimin, monitorimin dhe mjekimin e pacientëve si dhe me kapacitete qesharake laboratorike   teknike për trajtimin e coronavirusit 19. Sot  shëndeti i cdo qytetari të prekur nga Covid është pothuajse në dorën e Zotit dhe të një rrjeti  të agjencive që po transportojnë të sëmurë jashtë vendit, krejtësisht jashtë cdo kontrolli.




Kjo gjëndje është e patolerueshme tani në muajin e 12-të pandemisë. Propaganda false gjatë mbylljes së parë, investimet krejtësisht të pamjaftueshme të bëra edhe gjatë këtyre muajve në paisjen e spitaleve me teknikën e re për trajtimin e covid, nënvleftësimi i një trajnimi serioz të mjekëve dhe infermierëve, manaxhimi jo transparent dhe jo profesional i gjithë situatès kanë bërë që pandemia të jetë de facto në rrjedhje të lirë dhe jashtë cdo kontrolli real.

Qytetarët janë sot jo vetëm të frikësuar për fatin që mund të ketë cdo njeri që përfundon në  spital, por edhe viktima të një anarkie totale për sigurimin e mjeteve të nevojshme për balljen me këtë virus. Cdo gjë duket  jashtë cdo kontrolli shtetëror. Të sëmurëve u këshillohen vend  e pavend, pa receta dhe me receta abuzive, analiza dhe teste imazherie më të shtrenjtat në Europë, mjekime shumë të shtrenjta abuzive dhe pa efekt real, po rthjesht në interes të biznesit farmaceutik, madje edhe të rrezikshme për shëndetin e të sëmurëve. Po lulèzon tregu i oksigjenit pa cilèsinë e oksigjenit sanitar dhe me çmime shumë të larta. Askush nuk i kontrollon. Si është e mundur që të krijohe një anarki e tillë që i ngjan situatave në vendet që janë në luftë?! A ka ky vend inspektoriate shtetërore?!

Të gjendur në këtë pasiguri të skajshme për jetën, qytetarët duket se kanë rënë pre edhe të një rrjeti tjetër që po korr fitime jashtëzakonisht të mëdha, pikërisht ai i transportit   të sëmurëve jashtë vendit. Madje ngjan si një rrjet i mirë organizuar internacional, ku numri i të transportuarve nga Shqipëria krahasohet me Rusinë gati 50 herë më të madhe në popullsi! Shpesh edhe këto transporte jashtë vendit përfundojnë në mënyrë fatale dhe sigurisht këto agjenci nuk i japin llogaria  skujt. Familjet  dhe qytetarë  që humbasin njërëzit e tyre, edhe pse kanë shitur shtëpitë për të përballuar kosto jashtëzakonisht të  larta, nuk kanë asnjë shans të pèrballen, as në rrugë juridike, me këtë rrjet agjencish, sepse janë të braktisu  nga shtet  dhe ky rrjet duket se është në duar shumë të fuqishme!

Ky rrjet agjencish vepron krejtësish në baza private dhe jashtë cdo kontrolli shtetëror. Madje vetë Kryeministri u distancua publikisht nga këto agjenci dhe indirekt u tha qytetarëve: Mos udhëtoni jashtë për tu kuruar, sepse cdogjë e keni në Shqipëri! Pse e bëri Kryeministri këtë dekleratë? Thjesht për tu shfajësuar dhe secili ta marrë vet përgjegjësinë, në qoftëse vendos të udhëtoj për tu mjekuar jashtë vendit. A mjafton kjo? Jo, aspak. Detyra e qeverisë është të vëjë ne mbikqyrje këtë biznes dhe jo thjesht të distancohet prej tij! Kush do ti mbroj qytetarët nga këto rrjete kaq të fuqishme, kur shteti mbyll sytë?!    Të sëmurë u transportuan midis Francës, ItalisëdheGjermanisë. Por ky transport ishte i organizuar tërësisht nga shteti.

Si shpjegohet ky lulëzim i bizneseve abuzive të lidhura me Covidin në vendin tonë, biznese që jo vetëm po zhvasin qytetarët, pr po dëmtojnë rëndë shëndetin e tyre, deri edhe me raste fatale! Mos vallë interesat e këtyre bizneseve janë shkaku që përgjatë këtyre 10 muajve nuk u investua seriozisht as për teste, as për pajisje spitalore në spitale të tjera në Tiranë dhe ato rajonale, as pë  trajnim të mjekëve edhe  infermierëve, as për mjekët e familjes, etj dhe i gjithë sistemi tani po bie në kolaps? Më thjesht akoma ta bëjmë pyetjen: a e kanë kapur ose nënshtruar këto biznese qeverinë dhe gjithë strukturën manaxheset e shendetsisë ? Si ka mundësi që edhe gjatë kësaj periudhe vazhdojnë të paguhen koncensionet në shëndetësi që nuk i shërbejnë përballimit të covid 19?

A nuk ia vlen që të zgjohen strukturat e shtetit për të hetuar këtë situatë kolapsi të sistemit shendetsor dhe të lulëzimit të bizneseve zhvatèse abuzive në dëm të shëndetit dhe jetës së qytetarëve. KLSH e para, pastaj SPAK dhe strukturat e krimit ekonomik, madje edhe strukturat e SHISH. Kush mund ti vënë lëvizje këto struktura. Këtë mund ta bëjnë edhe vetë këto struktura. Në se jo, atëhere të kërkoj Opozita, Presidenti i Republikës, po pse jo dhe ShoqëriaCivile,edhe grupe qytetarè  mund të kërkojnë një hetim të thellë dhe të gjithanshëm të kèsaj situate anarkie dhe kolapsi. Por një rol të fuqishëm denoncues mund të luaj media. Pse duhet të bëjmë folklor fals për gjendjen e sistemit dhe shëbimin spitalor katastrofal? Pse vetëm disa gazetarë të vecantë e denoncojnë këtë realitet të hidhur? Pse media nuk i denoncon gjithë bizneset abuzive që lidhen me pandeminë, deri tek ky rrjet kaq i fuqishëm i transportit të të sëmurëve për në Turqi dhe  vende të tjera?!

Opozita po flet cdo ditë për pandeminë, por ajo duhet të denoncoj më fuqishëm këtë anarki shtetërore dhe të gjitha bizneset abuzive që po shkatërrojnë jo vetëm shëndetin, por edhe jetën  e qytetarëve krejtësisht te  pambrojtur.

Kjo situatë anarkie i ngjan atyre situatave që krijohen në zonat e luftës. Ajo po e gjunjëzon Shqipërinë dhe duhet denoncuar nga të gjithë sot dhe menjëherë. Nesër do të jetë shumë vonë. Me këte anarki shqiptarët i pret një dramë edhe më shkatërrimtare   pandemie, e cila jo vetëm mund të marrë shumë jetë njërëzish, por edhe mund të shumëfishoj varfërinë e familjeve shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.