AKTUALITET

Basha: Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare

19:28 - 23.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e shikon uljen e taksës nga 15 në 9% si një çlirim për financat e sipërmarrjes shqiptare Përmes një postimi në “Tëitter”, Basha risjell një nga angazhime e programit të PD “Shqipëria fiton” për taksën e sheshtë i diskutuar dhe gjatë takimit të sotëm me biznesmenë.




Ai thekson se kjo taksë do të bëjë që të mbeten më shumë para në duart e sipërmarrësve e rrjedhimisht më shumë investime, prodhim dhe vende të reja pune.

“Ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim i jashtëzakonshëm për financat e sipërmarrjes shqiptare. Më shumë para mbeten në duart tuaja që të investoni më shumë, të prodhoni më shumë dhe të hapni më shumë vende të reja pune me paga më të larta. #ShqipëriaFITON”, shkruan kreu i PD.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.